Do të dëshironim të njoftonim se - raundi i parë i vlerësimeve
tani ka përfunduar me sukses! Propozimet e marra ishin me cilësi të lartë dhe
partnerët e Living Buna e kishin të vështirë për të bërë një zgjedhje.
Në total, paneli ka ngushtuar
zgjedhjen e tij në 19 propozime të ardhshme te kualifikuara. Në dy ditët e
ardhshme, partnerët e Living Buna do të kontaktojnë aplikantët që janë
kualifikuar, për të sqaruar detajet në pritje dhe të bien dakord për hapat e
ardhshëm. Bazuar në këto diskutime, ne do të përfundojmë procesin e
përzgjedhjes dhe do të vazhdojmë me nënshkrimin e granteve.
Idetë e propozuara variojnë nga
turizmi i qëndrueshëm dhe ndërgjegjësimi tek bujqësia dhe peshkimi i
qëndrueshëm dhe restaurimi i habitatit bregdetar. Ne presim me padurim që të mbështesim realizimin e tyre,
dhe të kontribuojmë për të bërë në terren ndryshime që do të sjellin zhvillim socio-ekonomik dhe restaurimin e
ekosistemit të Peisazhit të Mbrojtur të Lumit Buna të Velipojës.