Partnerët e Living Buna aktualisht janë në proces të rishikimit të propozimeve të pranuara për projekte që do të përfitonin nga zhvillimi socio-ekonomik dhe restaurimi i ekosistemit të Peizazhit të Mbrojtur të Lumit Buna të Velipojës.
Propozimet e zgjedhura për financim do të shpallen të Premten, 25 Tetor.
Gjatë procesit të aplikimit të granteve, partnerët e Living Buna kanë marrë 33 aplikime nga organizata të ndryshme si dhe individë që dëshirojnë të zbatojnë projekte në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna Velipoje. Për shkak të vëllimit të madh të propozimeve dhe kohës së nevojshme për vlerësim të kujdesshëm, propozimet e zgjedhura për financim do të shpallen ditën e Premte.
Projektet e suksesshme do të lidhen me një (ose disa) nga përparësitë tematike të identifikuara: (1) restaurimi i habitatit bregdetar, (2) skemat e stimulimit agro-mjedisor; (3) turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës dhe (4) peshkimi i qëndrueshëm.
Partnerët Living Buna dëshirojnë të falënderojnë të gjitha organizatat dhe individët e interesuar për aplikimin.
Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm!